Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, nuk është grumbulluar nga trajneri Edi Reja për ndeshjet e tetorit.
Vetë tekniku u shpreh se Mavraj do të bënte një operacion në krah, dhe kjo kishte sjellë edhe mungesën e tij. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, vetë Mërgimi shfaqet nga spitali me krahun e fashuar pas ndërhyrjes kirurgjikale, dhe i jep mbështetje Kombëtares.
“Shumë fat çuna”, shkruan Mavraj në foton e tij nga spitali, ndërsa e shoqëron edhe me disa ikona si flamuri shqiptar, një zemër dhe dy duar, në formë shqiponje.