Një nënë 32-vjeçare është përdhunuar në një tualet të avionit të “American Airlines” nga një pasagjer i dehur dhe ka paditur kompaninë ajrore pasi pretendon se nuk e kanë mbrojtur atë. Aubrey Lane thotë se një pasagjer e ndoqi atë në tualet dhe e sulmoi seksualisht në një fluturim nga Pheonix, Ariozna drejt Nju Jorkut në qershor 2017.
Ajo pretendon se pasagjeri ishte i dehur kur hyri në aeroplan dhe stafi vazhdoi t’i shërbente gjashtë pije të tjera gjatë fluturimit. Pasi i tha stafit për incidentin e pretenduar, ajo shtoi se anëtarët e ekuipazhit e kanë lëvizur atë në fund të avionit.
Zonja Lane, nga Kolorado, u dërgua në spital pasi avioni u ul në Big Apple, por agresori i saj i dyshuar nuk u arrestua, raporton Dallas News. Linja ajrore fillimisht i hodhi poshtë pretendimet e Lane si një ankesë “e bezdisshme”, por ajo tani ka ngritur një padi kundër kompanisë pasi ata i ofruan një shpërblim prej 5.000 dollarë.
American Airlines tha se nuk e kanë marrë padinë, por ata do të “shqyrtojnë tërësisht” pretendimet e Aubrey Lane.