Cristiano Ronaldo ka treguar se i biri i tij, Cristiano Ronaldo Junior, pretendon të bëhet më i mirë se babai. Pasi e fitoi Topin e pestë të Artë, ylli i Real Madridit dha një intervistë shumë personale për David Ginola para Kullës Eiffel, gjatë të cilës zbuloi detaje për jetën jashtë fushës ë futbollit, transmeton Express.
“Shoh pak nga vetja në Cristiano Ronaldo Juniorin, dhe jo vetëm sepse ai është biri im”, ka thënë Ronaldo.
“Ai më ka thënë se do të bëhet më i mirë se unë. Ai më thotë se mund ta fitojë Topin e Artë dhe atë hiç më pak se pesë herë”, ka shtuar portugezi.