Kur je i biri i fituesit të “Topit të Artë”, atëherë është me gjasë se do të jesh mjaft i rrezikshëm para portës, shkruan “BBC”. Dhe duket se futbollisti legjendar i Milanit, Gjorgj Veah, ka bartur shkathtësitë e tij edhe tek i biri Timoty. Timothy 17-vjeçar, i lindur në Nju Jork dhe lojtar i PSZH-së, shënoi të hënën tre gola për SHBA-në në fitoren 5:0 në Botërorin U-17 kundër Paraguait në 1/8 e finales. Goli i tij i dytë në veçanti, një gjuajtje e bukur nga afro 16 metra duke dërguar topin në këndin e epërm, rikujtoi babanë e tij, i cili kishte shënuar një gol spektakolar kundër Veronas me Milanin në vitin 1996.