I bërtiti gjyqtarit, ndëshkohet me të kuq trajneri i Barcelonës

Trajneri i U-19 të Barcelonës, Victor Valdes u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e tij të parë në kampionat si kreu i skuadrës blaugrana. Sipas medias spanjolle “Sport”, përjashtimi i ish-portierit të katalanasve erdhi pasi ai përdori një fjalor të pisët ndaj gjyqtarit.

“Victor Valdes bërtiti: ‘Shko q…’ duke iu drejtuar gjyqtarit, pasi ky i fundit kishte akorduar një goditje dënimi në dëm të Barcelonës”, citon media spanjolle.