Vjenë, 13 shtator – Fituesi i dyfishtë olimpik nga Austria, Peter Sajsenbaher është arrestuar pas arratisë më shumëvjeçare prej sistemit gjyqësor austriak. Xhuditsi është arrestuar gjatë tentimit në mënyrë ilegale të kalojë nga Ukraina në Poloni dhe u është dorëzuar autoriteteve austriake, të cilët kanë shpallur fletëarrestim për Sajsenbaherin për shkak të abuzimit seksual të vajzave minorene.
Ish-sportisti austriak për 2,5 vite ishte në arrati prej organeve të gjyqësisë së Austrisë. Ai në fillim të javës ka tentuar me dokumente të falsifikuara ta kalojë “kufirin e gjelbër” midis Ukrainës dhe Polonisë. Me mbështetjen e Interpolit, Sajsenbaher i është dorëzuar Austrisë ku është vendosur në burgun hetimor.
Para rreth 2,5 vitesh Sajsenbaher duhej të paraqitet në gjykim në Vjenë për gjoja abuzimin seksual të dy vajzave minorene, të cilat e patën trajner në fillim të vitit 2000.
Ai akuzohet se në periudhën prej vitit 1999 deri në vitin 2002 seksualisht ka abuzuar me një vajzë 11-vjeçare ndërsa në vitin 2004 e kishte abuzuar edhe një vajzë 14-vjeçare.
Autoritetet e Ukrainës e arrestuan Sajsenbaherin në gusht të vitit 2017 me kërkesë të Austrisë, por Kievi e refuzoi kërkesën për ekstradim me elaborimin se veprat për të cilat ngarkohet Ukraina vjetrohen pas 10 vitesh.
Sajsenbaher është xhudisti i parë i cili fitoi medalje ari në Lojërat Olimpike në Los-Anxhelos në vitin 1984 dhe në Seul në vitin 1988.
Ai ishte trajner në Gjeorgji në Lojërat Olimpike në Londër, kur Lasha Shavdatuashvili fitoi medalje të arit në kategorinë deri në 66 kilogramë.