Hyundai paralajmëron tri modele elektrike

25

Gjiganti jugkorean i veturave Hyundai ka paralajmëruar nxjerrjen në treg të tri modeleve elektrike. I pari do të mbajë emrin Ioniq 5 dhe bëhet fjalë për një crossover bazuar në konceptin e Hyundai 45, i cili debutoi vitin e shkuar në panairin e veturave në Frankfurt.

Ky model pritet të dalë në treg në fillim të vitit 2021, kurse modeli i dytë Ioniq 6 është i bazuar në konceptin e Prophechy, i lansuar në treg në fillim të këtij viti. Vetura elektrike Ioniq 6 do të dalë në treg në vitin 2022.

Dhe, Ioniq 7, modeli i tretë elektrik i Hyundait, do të jetë nëj SUV dhe do të debutojë më 2024. Modelet e reja do të shfrytëzojnë platformën e re të njohur si Electric Global Modular Platform (E-GMP), e cila do të lejojë mbushje më të shpejtë të baterive dhe shpejtësi më të madhe.

Comments are closed.