Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj duket se ka vendosur përfundimisht të qëndrojë në Itali. Ylli i kombëtares së Shqipërisë ishte i lidhur me largimin nga ‘Sao Paolo’, por do të qëndrojë te ekipi i Carlo Ancelottit. Ekipet si Atletico, Tottenham, Juventus e Roma nuk i përmbushën kërkesat e mbrojtësit të djathët dhe ai do vazhdojë të mbetet pjesë e Napolit, përcjell lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.
Corriere dello Sport shkruan se Hysaj do bëjë gjithçka të mundshme për të qenë në formacionin startues sezonin e ardhshëm.
Kjo do të jetë shumë e vështirë pasi trajneri Ancelotti nuk ka simpati të madhe për lojtarin për shkak të lojës së dobët në fazën ofanzive.