Hysaj dhe Napoli do ti fillojnë bisedimet për vazhdimin e kontratës. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë agjenti i Elseidit. Shumë klube evropiane ishin në kërkim të anësorit të djathtë të kombëtares shqiptare. Chelsea ishte njëra ndër skuadrat që e kërkonte me ngulm por edhe trajneri i ri Maurizio Sarri. Hysaj ka pëlqimin e Ancelottit ndërsa Mario Giufreddi thur elozhe për anësorin duke thënë se “Hysaj do të jetë edhe më i mirë se vitet e kaluara. Gjithmonë ka menduar për fazën mbrojtëse por tani me Ancelottin duhet të mendojë edhe për fazën sulmuese. Në ndeshjet e para nën urdhrat e Carlos ai dhuroi një asist dhe thuajse shënoi edhe një gol”. Në pyetjen që iu drejtua Giufreddit se pse nuk iu bashkua Chelseat ky i fundit u shpreh se Hysaj është shumë i lumtur te Napoli dhe se dëshiron të stërvitet me Ancelottin. Javët që do të vijnë do të bisedohet edhe për kontratën e re të Hysajt. I lindur në vitin 1994 Elseid Hysaj është njëri prej lojtarëve më të mirë në Evropë.