Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj thotë se klubi i tij dëshiron që të fitoj titullin e ligës italiane gjatë këtij edicioni. Napolitanët nuk e kanë fituar titullin që prej vitit 1990, por momentalisht janë në krye të renditjes me 7 fitore në po aq ndeshje. “Të gjithë e duan atë (titullin), i ka munguar Napolit për një kohë të gjatë”, deklaroi Hysaj. “Ky është një qytet i mrekullueshëm dhe tifozët e meritojnë, kështu që do të bëjmë më të mirën. Sidoqoftë nuk jemi të vetëm ende, ne duhet të vazhdojmë me kokën ulur, të punojmë dhe të fitojmë të gjitha ndeshjet. Ne jemi duke bërë një punë të mirë dhe duhet të vazhdojmë me përulësi, ne jemi një grup i madh. Është bukur që të luash për Napolin”, shtoi reprezentuesi shqiptar.