Napoli nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Xhenoas në takimin e vlefshme për Serinë A. Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj e nisi këtë përballje si titullar, teksa në minutën e 68-të, bëhet protagonist, duke “imituar” mesfushorin e Interit, Brozoviç, me lëvizjen e quajtur “krokodili”, duke u shtrirë në murin mbrojtës, teksa skuadra e Xhenoas ishte duke ekzekutuar një goditje dënimi.
Ky moment nuk i shpëtoi kamerave, teksa është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë komentet e shumta, teksa më pikanti ishte ai i faqes humoristike sportive “Che Fatica La Vita Da Bomber” që shkruan: “Elseid Hysaj duke marrë një sy gjumë”.