Elseid Hysaj ishte shumë afër largimit nga Napoli në merkaton e verës, por asnjë marrëveshje me skuadrat e interesuara nuk u arrit.
Si pasojë e kësaj mbrojtësi shqiptar mbeti tek të kaltrit, të paktën deri në merkaton e ardhshme kur do të shikojë përsëri për ndonjë ekip të ri për të vazhduar karrierën e tij.
Për mbrojtësin është rikthyer të flasë edhe agjenti i tij, Mario Xhiufredi, i cili në një intervistë është shprehur: “Hysaj kishte një dëmtim me kombëtaren e tij, por tani ai është rikuperuar plotësisht. Kështu është futbolli, nëse ti bën një gabim njerëzit janë gjithmonë aty për të thënë se nuk je për Napolin, siç po bëjnë tani me Mario Ruin, edhe pse Hysaj ka dhënë aq shumë për këtë skuadër në 3 vite. Për rinovimin, duhet të presim muajt e ardhshëm. Unë thjesht dua që shqiptari të gjejë qetësinë e munguar, për të cilën ka nevojë.”, theksoi agjenti.
25-vjeçari nuk është në planet e Ançelotit, i cili kërkon një lojtar me karakteristika të tjera nga ato të Hysaj, për krahun e djathtë dhe në janar mund të largohet nga të kaltrit.