Sonte pritet në fushë në ndeshjen e tretë të grupit në Champions League (Manchester City-Napoli), por të dielën, pas fitores me Romën në “Olimpico”, Elseid Hysaj ka dalë rrugëve të Napolit me makinën e tij Lamborgini. Mbrojtësi i Napolit dhe i Kombëtares shqiptare del shpesh për shopping, por kësaj here ndoshta për të festuar kreun e renditjes në Serie A. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse tani napolitanët janë afruar akoma më shumë me futbollistët kohët e fundit.
Elseid Hysaj, me super automjetin e tij luksoz Lamborghini, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka ndaluar në Caserta, rreth 37 km larg Napolit, për të blerë disa veshje në një butik në qendër. Dhe, menjëherë, sapo ka parkuar makinën, turma me njerëz është mbledhur aty, duke bllokuar derën dhe duke brohoritur. Kujtojmë që shqiptari ka pak kohë që ka marrë një Laborghini Murcielago tip të fundit.
Nuk kanë munguar fotot dhe autografet. Një nga arsyet pse napolitanët e dua Hysajn është edhe fakti që ai në verën e këtij viti nuk u largua në drejtim të Juventus, edhe pse oferta ishte e majme. Mbrojtësi i Napolit deklaroi se fillimisht donte të fitonte titullin në Serie A dhe duket se është në rrugën e duhur, pasi ekipi i kaltër kryeson renditjen me 8 fitore radhazi.