“Në Kosovë, NATO është prezent përmes misionit të KFOR-it ku shërbejnë forca ushtarake nga 30 shtete (22 shtete anëtare dhe 8 partnere) dhe Kosova dëshiron ta përkthej këtë realitet duke qenë vend misioni, në të qenurit pjesë e Aleancës veriatlantike. Me gjitë fqinjët kemi marrëdhnje të shkëlqyera përveç me Serbinë, me të cilën zhvillohet dialog në nivel presidentësh në Bruskel”, ka thënë Hysa.
Asambleja Parlamentare e NATO-s në Shkup ka tërhequr vëmendjen sidomos në panelin e ambasadorëve, ku ka pasur reflektime nga fqinjësia. Në panel kanë referuar përfaqësuesit nga Bullgaria, Serbia, Kosova, Shqipëria dhe Greqia.
Ambasadori grek ka sjell të rejat nga negociatat Athinë-Shkup duke theksuar që kjo është marrëveshje që ka sfida në dyja anët por, që mud të sjell marrëdhenje të mira afatgjate e miqësore. Ambasadorja serbe, Divjak Tomoviç, ka pasur një ekspoze të gjatë të lexuar, qartazi si deklamim i pozicionit zyrtar nga Beogradi që ka pasur një narracion tejet agresiv duke bërë vlerësime të rënda jo vetëm për shqiptarët kudo që jetojnë, por edhe për Kroacinë, Bosnjën etj. Ambasadorja serbe ka thënë që Serbia ka pozicion dallues dhe se ajo do të mbajë marrëdhenije të mira me Rusinë e Kinën, si edhe me Amerikën.
Ambasadorja serbe, Tomoviç madje ka akuzuar shqiptarët se dëshirojnë të krijojnë Shqipërinë e Madhe, që sipas saj, është kërcënim për siguri dhe se Kosova e Shqipërija dëshirojnë të bëjnë përfaqësi të përbashkëta diplomatike! Ajo madje tha se e ashtuquajtura “Platforma e Tiranës” e partive shqiptare në Maqedoni është dëshmi për kërcënimin. Ajo ka insistuar se pala kosovare nuk i përmbahët marrëveshjës së Brukselit dhe se Beogradi do të insistoj në negocata që të kryehet marrëveshja për asociacionin e komunave.
“Ne dëshirojmë që shtetet tjera ti qasen dialogut tonë me Kosovën si status neutral. Me Kroacinë kemi dlalime që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë ambasadorja serbe, ndërsa ka theksuar që shteti I saj dëshiron marrëdhënie të mira edhe me Turqinë. Ambasadori I Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, ndërkohë ka theksuar se Kosova është foshnja më e re e Europës që ka lindur përmes NATO-s dhe kjo e bënë atë të shoh edhe fqinjësinë e mirë dhe dhe rajonin stabil vetëm përmes të qenurit NATO.
“Në Kosovë, NATO është prezent përmes misionit të KFOR-it ku shërbejnë forca ushtarake nga 30 shtete (22 shtete anëtare dhe 8 partnere) dhe Kosova dëshiron ta përkthej këtë realitet duke qenë vend misioni, në të qenurit pjesë e Aleancës veriatlantike. Me gjitë fqinjët kemi marrëdhnje të shkëlqyera përveç me Serbinë, me të cilën zhvillohet dialog në nivel presidentësh në Bruskel”, ka thënë Hysa. Kosova, ka vazhduar më tej ambasadori Hysa, i gëzohet negociatës së guximshme dhe të sukseshme në mes të Shkupit e Athinës që mund të bëjë fqiun e saj anëtare të NATO-s. Kjo do të thotë që nga katër fqinjët e Kosovës, tashmë tre nga to do të jenë NATO, është shprehur Hysa.
“Në këtë botë që jetojmë me një vakum gjeopolitikë dhe me sfida e interferime të faktorëve jopernedimorë në rajonin e Ballkanit me axhenda të ndryshme, ne mendoijmë që vetëm NATO është garantese e stabilitetit dhe prosperitetit. Për Kosovën, çafarëdo pranie tjetër e ndonjë aleanace ushatarake në rajon, është kërcënuese”, ka thënë ambasadori Hysa pas panelistës ambasadorës serbe . Hysa ka thënë që për Kosovën nuk ka alternative tyjetër për NATO-n.