Hysa: Kosova do rrij pranë Ulqinit jo vetëm gjatë ditëve të vështira

21

Ambasadori Kosovës dhe i Kroacisë promovojnë përmendorën viktimave të tërmetit në Ulqin.

Qeverija e Kosovës ndan ndihmë për sanimin e dëmëve nga vërshimet në murret e kalasë së Ulqinit

Sot në Ulqin është mbajtur ceremoniali i përurimit të memorialit të viktimave të tërmetit në Ulqin më 1979, nën patronatin e komunës së Ulqinit.

Ilir Capuni, kryetar i asamblesë së komunës së Ulqinit ka theksuar se ky është një gjest ndaj bashkëqytetarëve që ranë viktima të katasrofës natyrore dhe me këtë rast ka theksuar se ndihma nga Kosova qe e para që arriti në Ulqinin eshkatwrruar.

Kryetari i komunës Loro Nrdekiqi thekosj se ata bashkëndjejnë edhe me viktmat e tërmeteve në fqinëjsi, Shqipëri e Kroaci.

Përmendorën e përuruan ambasadori i Kosovës Ylber Hysa dhe ai i Kroacisë, Veselko Grubjeshiq para qytetarëve të Ulqinit dhe anëtarëve të familjeve që kanë psuar gjatë tërmetit.

Ambasaodri Hysa theksoj që Kosova do të qëndroj gjithmonw pranë Ulqinit, sikurse atëherë më 1979 edhe tani. Atëherë një momument identitar i trashigmisë kishte pwsuar më së shumtii- kalaja e Ulqinit- sikursse edhe tani me rastin e vërshimeve dhe me këtë rast qeverija e Kosovës, sikurse edhe më parë, ka reaguar me një ndihmë simbolike: një donacion prej 10.000 eurove për sanimin e dëmëve të murreve të kaalsë, që është një simbol i qytetit.

Kosova do rrij pranë Ulqinit jo vetëm gjatë ditëve të vështira- tha ambasadori Hysa.

Ambasadori kroat u falemnderua për solidarizimn me vendin e tij pas tërmetit.

Përmendorja është ide dhe dhe vepër e artistëve ulqinak, Mentor Llunji, Sami Flamuri dhe Muhmed Muharremoviq e punuar nga guri vendor që simbolizon rilindjën.