Jahmir Hyka ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për Shqipërinë në sfidën ndaj Izraelit. Për herë të parë në karrierë pikërisht në ndeshjen e tij të 47-të me Shqipërinë mesfushori shtatshkurtër, mbajti shiritin në krah edhe për faktin se me rregullin e ri të vendosur nga trajneri Panucci për kapitenin, ai ishte lojtari me më shumë prezenca në fushë. Lajmi që Hyka do të ishte kapiteni i kuqezinjëve në sfidën ndaj Izraelit ka bërë xhiron e botës duke kaluar përtej oqeanit, pasi klubi tek i cili luan ish aktualisht ish lojtari i Tiranës, është krenuar me faktin që Hyka është pjesë e tyre. Me një postim në profilin zyrtar në Tëitter klubi i San Jose Earthquakes është krenuar që Hyka ndaj Izraelit ishte kapiteni i Shqipërisë.