Jahmir Hyka, mesfushori i Kombëtares që aktivizohej te Lucerna, pritet të prezantohet në Turqi te Aliniaspori. “Sport Ekspres” shkruan se firma është vetëm një formalitet, pasi duket se është gjetur akordi për gjithçka. Për Hykën përfitimet do të jenë gati dyfish me ato në Zvicër, teksa bëhet me dije se 400 mijë euro do të jetë paga vjetore.