Nga 1 janari të gjitha vendet e Bashkimit Evropian duhet t’i zbatojnë masat e reja ligjore kundër evazionit fiskal. Këto masa i targetojnë para së gjithash kompanitë e mëdha multinacionale.
Me këto rregulla Komisioni Evropian pret të parandalojë një pjesë të madhe të përfitimeve të kompanive të ridrejtohen ndaj vendeve ku nuk janë tatuar.
“KE-ja vazhdimisht dhe një kohë të gjatë lufton kundër planifikimit tatimor agresiv, kjo luftë ende nuk është fituar, por kjo paraqet hap të rëndësishëm në betejën tonë kundër atyre të cilët tentojnë t’i shfrytëzojnë vrimat në sistemet tatimore të vendeve-anëtare që të shmangin të paguajnë miliarda euro tatim”, deklaroi komisari evropian i Ekonomisë dhe Financave Pjer Moskovisi.
Një ndër këtë masa është tatimimi i përfitimeve, që janë zhvendosur në vend me shkallë të ulët të tatimit, ku kompania nuk ka aktivitetet të vërtetë ekonomik.
Masat e tjera shtesë do të hyjnë në fuqi nga q janari i vitit 2020.
Kjo direktivë për luftë kundër mashtrimeve tatimore ishte propozuar në vitin 2016 nga ana e KE-së dhe duhet t’u ndihmojnë vendeve të BE-së të përballen me kompanitë, të cilat nuk kontribuojnë në mënyrë të drejtë në sistemin fiskal.