Shkup, 12 gusht – Prej sot hyjnë në fuqi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokën ndërtimore me çka fillojnë të rrjedhin edhe afatet për parashtrimin e kërkesave për vendosje në posedim të marrëveshjeve për qira të tokës shtetërore ndërtimore të arritura para ditës së hyrjes në fuqi të këtij Ligji dhe të cilat nuk vendosen në posedim më shumë se një vit nga dita e arritjes së marrëveshjes për qira.
Siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, në 15 ditët në vijim, duke filluar prej sot, të gjithë që duhet ta vendosin në posedim këtë tokë, kanë mundësi deri tek njësitet lokale në rajon ku gjendet toja të parashtrojnë kërkesë për vendosje në posedim.
Prej sot fillon të vijojë edhe afati për parashtrimin e kërkesave për arritje të marrëveshjeve të reja për qira të tokës shtetërore ndërtimore, nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë të cilëve për shkak të qirasë së papaguar u është ndërprerë kontrata për qira në periudhën prej një viti para ditës së hyrjes në fuqi të këtij Ligji, ndërsa toka ndërtimore lëndë e marrëveshjes është ende në posedimin e tyre.
“Kjo është një prej ndryshimeve me të cilin mundësohet dhe u jepet shans të gjithë qiramarrësit të cilët në afat prej 60 ditëve do të dorëzojnë dëshmi për qiranë e paguar për pagesën e vonuar dhe kompensim të dëmit në vlerë të qirasë vjetore për periudhën për të cilën e kanë pasur në posedim tokën bujqësore pa bazë ligjore, të nënshkruajnë kontratë të re. Kontrata e re do të arrihet nën kushte të njëjta për periudhën e të mbetur kohore nga marrëveshja paraprake”, sqarojnë nga MBPEU.
Sipas Ministrisë, me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokën bujqësore, do të mundësohet sistemin i drejtë i tokës shtetërore bujqësore dhe vendosje në funksionim të tërë tokës së përpunuar bujqësore.
Me një pjesë të ndryshimeve ligjore mundësohet ndërtimi i objekteve për promovimin e prodhimeve bujqësore dhe objekteve për aktivitete rekreative sportive, ndërsa për herë të parë personat që kujdesen për bletët marrin mundësi të marrin tokë shtetërore bujqësore, me qëllim të vendosjes së familjeve të bletëve. Fermerët e rinj deri në moshën 40 vjeçare lirohen nga pagesa e qirasë në tre vitet e para nga arritja e marrëveshjes për qira. Me ndryshimet e Ligjit për tokën bujqësore mundësohet edhe trajtim i barabartë i të gjithëve që duan të marrin me qira tokë shtetërore. Tani edhe fermerët të cilët tani më kanë marrë sipërfaqe deri në tre hektarë do të kenë të drejtë në pjesëmarrje në konkurs dhe zgjerim të fondit të tyre tokësor deri në 10 hektarë.