Dy adoleshentë vodhën një dyqan marijuanë dhe nga nxitimi morën gjithçka që ndodhej pas banakut. Ata nuk mund ta imagjinonin se bima e ekspozuar nuk ishte gjë tjetër veçse rigon i thatë.
Sipas asaj që raportohet nga mediat lokale, incidenti ka ndodhur disa ditë më parë brenda Native Roots, në një dyqan në Colorado Springs të SHBA-së.
Djemtë vendosën të vidhnin marijuanën jo për shkak të pamundësive ekonomike, por për shkak të moshës së tyre të vogël që ligji nuk i dënon për shitjen e drogave të lehta. Por vjedhja duhet të ketë qenë një surprizë e keqe: sepse brenda enëve tashmë të përgatitura kishte rigon sepse rreth banakut ka vetëm produkte të ekspozimit, ndërsa marijuana është ruajtur në pjesën e prapme e dyqanit, në një dhomë praktikisht të blinduar.
Që kur marijuana, është bërë e ligjshme në shumicën e Shteteve të Bashkuara, ekonomia ka patur një rezultat pozitiv dhe një lloj biznesi i ri është zhvilluar. Në Kolorado, për shembull, legalizimi i marijuanës ka lejuar ngritjen e shumë kompanive të reja dhe dyqaneve të mëdha, të aftë për të gjeneruar fitime të shkëlqyera.