Shkup, 9 janar – Skuadra e FC Shkupi ka zhvilluar stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve dimërore në Dojran, ndërsa tani së bashku me klubin në përbërjen e stafit teknik, me futbollistët do të punojë edhe një emër i madh i futbollit turk, Huseijn Hursoj, bën të ditur faqja zyrtare e FC Shkupi, përcjell gazeta KOHA.
Hursoj, vjen si zëvendësues i Emrah Volkan, i cili shkaku i problemeve familjare, nuk mundej që të vazhdojë qëndrimin në Shkup.
Ndryshe, Hursoj i lindur ne Bursa, (04.03.1964), është i pajisur me UEFA Pro licencë, ndërsa karriera e tij si trajner tani mbush plot 20 vite, ndërsa 14 vite ka luajtur futboll aktiv. Ekipet ku ka luajtur, Bursaspor, Sonmez Filament, Sakaryaspor, Izmirspor Yalovaspor, Boluspor.
Punën si trajner e filloi në grup moshat e reja të Bursaspor, ndërsa në ekipin Bursa Tofasspor ishte shef i stafit teknik. Punoi si trajner profesional me ekipet Bursa Merinos, Bursaspor, Muqlaspor, Bursa Niluferspor, Tarsus Idmaryrda, Yesil Bursa, Nilofer Erdenlispor dhe se fundi në Bursaspor si përgjegjës teknik i ekipit.