Budapest, 4 gusht – Hungaria këtë vit ka penguar rreth 54,000 emigrantë për ta kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe penalisht i ndjek 500 trafikantë me njerëz, deklaroi sot këshilltari për siguri të brendshme, Gjergj Bakondi.
Ai theksoi se numri i sivjetëm i tentimeve të paligjshme për të hyrë në vend është i madh në krahasim me vitin e kaluar, kur policia arrestoi 17,000 emigrantë dhe 200 trafikantë të njerëzve, njoftuan mediat hungareze.
Bakondi u përqendrua edhe në situatën me emigrantë të cilët kalojnë nga Bjellorusia në Lituani, duke theksuar se komisarja evropiane punë të brendshme të BE-së Ilva Johanson kohën e fundit e vizitoi Lituaninë “duke e lënë anash pozitën e zakonshme” të Brukselit dhe i inkurajoi vendet që t’i ruajnë kufijtë e tyre.