Hungaria dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të shkëlqyera, ndërsa në aspiratat e Maqedonisë – politike dhe ekonomike, si dhe ato shkencore i shohim me simpati të madhe dhe fuqishëm i mbështesim, deklaroi sot në Shkup Ishtvan Igjarto, ministër shtetëror për diplomaci kulturore-shkencore pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë. “Edhe pse në një mënyrë jemi larg njëri-tjetrit që e bën të mos jetë e lehtë mbajtja e relacioneve mes të dy vendeve, gjithmonë i shohim aspiratat e Maqedonisë – ato politike dhe ekonomike, si dhe shkencore me simpati të madhe dhe fuqishëm i mbështesim. Vlerësoj se në përgjithësi marrëdhëniet mes të dy vendeve janë të shkëlqyera”, tha Igjarto i cili mori pjesë në emërimin e Bibliotekës pranë Universitetit “Amerikan Kolegj” sipas rektorit të parë të tyre, profesor Gashpar Biro nga Hungaria. Lidhur me bashkëpunimin në sferën e kulturës dhe shkencës ai theksoi se aktivitetet zhvillohen përmes përfaqësuesve të ambasadës hungareze në vend. Shfaqi kënaqësi të jashtëzakonshme sepse ka më shumë konsuj nderi të cilët në mënyrë vullnetare e prezantojnë Hungarinë në Maqedoni, që kontribuon, thotë, kultura hungareze, gjuha dhe në përgjithësi marrëdhëniet, të prekin edhe në më shumë vende jashtë nga kryeqyteti i vendit. Ai me këtë rast i përqendrua në profesor Biro, i cili tha, pikërisht përmes shembullit të tij i demonstroi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Hungarisë dhe Maqedonisë. Pas hapjes së bibliotekës, u mbajt edhe ligjëratë në temën “Një shekull nga njohja ligjore e islamit në Hungari” e dr. Balash Deri, drejtor i Qendrës për studimin e religjionit pranë Universitetit “Etvosh Lorand” në Budapest në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues nga bashkësitë fetare të Maqedonisë.