Hungaria do të dërgojë të paktën 60 ushtarë më shumë në Kosovë deri në verën e ardhshme, tha sot Ministri i Jashtëm Peter Siaarto.
Ai shtoi se aktualisht ekzistojnë 398 ushtarë hungarezë në misionin e NATO-s në Kosovë, shkruan gazeta serbe “Kurir”, përcjell Klan Kosova.
Në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Sijarto tha se Hungaria do të kandidohet për pozitën e komandantit të KFOR-it në Kosovë pasi t’i skadojë mandati vitin e ardhshëm komandantit italian.
Duke folur për Maqedoninë, ai tha se beson se sapo të përfundojë procesi i ndryshimit të emrit të vendit, procesi i anëtarësimit në NATO do të përfundojë vitin e ardhshëm.
“Historia ka treguar se nëse ka probleme të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor, kjo çon në probleme të mëdha. Do të ishte më mirë të shmanget kjo dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është përshpejtimi i procesit të integrimit”, tha Sijarto.(KlanKosova)