Moskë, 3 tetor – Hungaria ka arritur marrëveshje me Bullgarinë dhe Serbinë për ndërtimin e sistemin për transmetimin e gazit, i cili do të ndërlidhej në trasën e dytë nga gazsjellësi “Rrjedha Turke”, kumtoi sot ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë, Peter Sijarto.
“Hungaria është e interesuar për shpërndarjen e gazit nga “Rrjedha Turke” pas ndërtimit të trasës së saj të dytë”, deklaroi Sijarto në Moskë pas takimit me shefin e diplomacisë ruse Sergej Lavrov. Sijarto theksoi se Hungaria i bën thirrje BE-së të mos e pengojë ndërtimin e “Rrjedhës Turke”.
“Evropa Perëndimore mund të blejë gaz nga ruta veriore. Ne nga Evropa Qendrore dëshirojmë një mundësi të tillë të njëjtë. Dëshirojmë që Evropa Perëndimore dhe Brukseli të mos vënë pengesë, me qëllim që të kemi mundësi të marrim gaz edhe nga jugu”, deklaroi Sijarto, duke paralajmëruar se në vitin 2020 Hungaria do të blejë mbi katër milionë kub metër gaz nga Rusia.