Shkup, 13 mars – Bujqit parashohin humbje të mëdha në prodhim nëse nuk i marrin në kohë subvencionet. Siç deklaruan sot pas takimit me ministrin resor, Mihail Cvetkov, pa mbështetjen e planifikuar financiare pagesa e së cilës për momentin është bllokuar për shkak të ngjarjeve aktuale politike, nuk do të mund ta fillojnë mbjelljen pranverore. “Nëse edhe gjatë kësaj jave nuk gjendet zgjidhje për pagesën e subvencioneve, kemi dakorduar edhe në takim me Ministrinë të hënën e ardhshme. Por, nëse edhe atëherë nuk dakordohet asgjë, do të mendojmë për protesta”, tha kryetari i Lidhjes së vreshtarëve “Agrotikveshia” Lupço Arizanov. Sipas ministrit Cvetkov, në mënyrë intensive është duke u punuar në gjetjen e mënyrës e cila do të mundësonte pagesën e subvencioneve në pajtim me ligjin. Në këtë drejtim janë edhe ndryshimet e Ligjit për zgjedhje të cilat i përgatiti Ministria e Bujqësisë dhe të cilat janë shqyrtuar në seancë qeveritare. “Ndryshimet do të shqyrtohen në seancën e sotme qeveritare pasi që javën e kaluar nuk pati, ndërsa në shqyrtimin e parë u soll vendim”, theksoi Cvetkov. Në takimin e sotëm me ministrin morën pjesë përfaqësues të të gjitha shoqatave bujqësore. Ligji për zgjedhje nuk lejon pagesën e subvencioneve për bujqit deri në formimin e qeverisë.