Londër, 9 janar – Qeveria e kryeministres britanike Tereza Mej mbrëmë sërish humbi në Parlamentin në Uestminster, pasi deputetët miratuan një amendament me të cilin Kabinetit qeveritar i vendoset kufizim i ri për Bregzit pa marrëveshje.
Deputetët me 303 vota “pro” dhe 296 “kundër” e miratuan amendamentin, të propozuar nga kundërshtarët për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja pa marrëveshje, me të cilin Qeverisë i ndalohet të ndajë mjete për përgatitje të “Bregzitit pa marrëveshje” pa miratim të Parlamentit.
Edhe pse anëtarët e Qeverisë u përpoqën ta zvogëlojnë rëndësinë e kësaj humbje në Parlament, mediat britanike vlerësojnë se votimi për amendamentin është tregues i qëndrimit të dobët të Mejit si lidere e Partisë konservatore, në prag të prononcimit të deputetëve për Marrëveshjen për bregzit, të paraparë për më 15 janar.
Debati pesëditorë për Marrëveshjen fillon sot, pas së cilës votimi do të mbahet të premten në mbrëmje.
Nëse Parlamenti nuk e miraton marrëveshjen aktuale, të harmonizuar mes Londrës dhe Brukselit vitin e kaluar në nëntor, atëherë Britania e Madhe do të ballafaqohet me pasiguri të re.
Është paraparë që Britania e Madhe ta dalë nga unioni më 29 mars.