Shkup, 26 shtator – Skuadra e Shkëndijës është befasuar në shtëpinë e saj, duke u mundur me rezultatin 2-0 nga skuadra e Pobedës në kuadër të javës së shtatë në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë. Abuze dhe Tanushev i shënuan golat për Pobedën, raporton gazeta KOHA.
Disfatë ka pësuar edhe skuadra e Shkupit. Bardhekaltërit me 1-0 u mundën në Strumicë nga Bellasica. Për vendasit kjo ishte fitorja e parë në shtëpinë e tyre.
Në anën tjetër, Renova ka ruajtur nderin e ekipeve shqiptare. Me rezultatin 0-2, “gjipspunuesit” mundën skuadrën e Akademia Pandevit. Golat për tre pikë të vlefshme për Renovën i shënoi Stojanovski.
Vardari me golin e ish-futbollistit të Shkëndijës, Xhufo, ka mundur me 1-0 skuadrën e Sileksit. Pas kësaj fitore Vardari ka marr kryesimin në renditjen tabelore.
Rezultatet:
Shkëndija – Pobeda 0:2
A.Pandev – Renova 0:2
Mak.Gj.P. – Rabotniçki 3:0
Bellasica – Shkupi 1:0
Vardari – Sileksi 1:0
Tabela: Vardari 17 pikë, A.Pandevi 15, Shkëndija 14, Pobeda 11, Rabotniçki 9, Bellasica 8, Renova 7, Mak.Gj.P. 6, Shkupi 5, Sileksi 5