Humbin jetën dy vëllezër nga Deçani në Gjermani, goditen për vdekje nga treni

44

Një 13 dhe një 17 vjeçar nga Ratishi i Epërm i Deçanit kanë humbur jetë në Brukberg të Gjermanisë. Të dy fëmijët e familjes Arifaj janë përplasur për vdekje nga treni.

Vdekjen e dy fëmijëve e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, duke nënvizuar se Deçani është tronditur nga kjo tragjedi.

“Deçani është tronditur rëndë nga tragjedia që ndodhi sot në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë me ç’rast humbën jetën dy vëllezërit Arifaj, njëri në moshën 13 vjeçare dhe tjetri në moshën 17 vjeçare. Për Deçanin dhe qytetarët e Deçanit është rast i rënd dhe ditë e zezë tragjedia që i ndodhi familjes Arifaj nga Ratishi i Epërm i kësaj komune. Ngushëllime familjes dhe të gjithë qytetarëve për këtë rast tejet të rëndë̈!”, ka shkruar Ramosaj në profilin e tij ‘facebook’.