Humbi virgjërinë me burrin 41 vjet më të vjetër, rrëfehet vajza: Ishte fantastike!

Një vajzë 22 vjeçe ka rrëfyer historinë e saj pasi humbi virgjërinë me të dashurin e saj, shumë herë më të madh në moshë.

Molly nisi një romancë dashurie me 64-vjeçarin, i cili ishte personi i parë me të cilin kreu marrëdhënie seksuale.

Në një intervistë për Metro, ajo tha: Ai ka qenë i vetmi në jetën time, kështu që nuk mund ta krahasoj me asnjë njeri tjetër. Ai ka qenë i durueshëm me mua në jetë dhe në krevat. Ishte fantastike, ne bëmë shumë qejf.

Molly dhe Tom u njohën në treg në Pensilvani ku punonin të dy. 22-vjeçarja mori përsipër qëndrimin e prindërve të saj për këtë lidhje. Ajo tregoi se u tërhoq menjëherë nga Tom dhe patën takimin e parë pasi i rrëfeu ndjenjat mikeshës së saj.

“Më pëlqente shumë dhe në fundjavë po i tregoja shoqes time për të. Fundjavën tjetër, ai më kërkoi të dilnim të pinim birrë dhe verë. Duhet të merrja lejen e prindërve të mi sepse jetoja akoma me ta. Ne dolëm disa herë dhe filluam të shkruanim bashkë. Tani jetojmë bashkë dhe shkojmë shumë mirë me familjet e njëri-tjetrit. Jemi të dy koleksionues. Unë mbaj kukulla, ndërsa ai objekte historike. Jam në një pozicion të vështirë në jetë dhe e di që një djalë i ri nuk mund të më ndihmonte, prandaj Tom është i duruar me mua dhe kjo më duhet në jetë”, tha Molly.

/Ora News.tv/

 

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com