Një disfatë e rëndë, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Protagonist është një i ri 27-vjeçar i arratisur, për shkak të pasionit të shfrenuar për futbollin. Aq sa për të riprojektuar prioritetet e tij, duke lënë në vend të fundit çështjet e drejtësisë, për t’i shpëtuar masave të sigurisë dhe kontrollit në shtëpinë kuq qëndronte nën arrest. Në sfidën kundër ekipit të parë në klasifikim nuk kishte shanste që të mungonte, kështu që ai, Lui Sow Papa, i njohur nga miqtë thjesht me emrin “Lui Sao”, u arratis. Palestrinat dhe këpucët me taka me vete, djaloshi nga Gaboni u paraqit si normalisht në kompleksin sportiv të Castiglione Torinese, për ndeshjen e skuadrës lokale në kampionatin e amatorëve të kategorisë së dytë, kundër Cit Turin. Ndeshje tersi, pasi veç disfatës 3-0 erdhi edhe arrestimi. Në përfundim të ndeshjes, futbollisti është pritur në dhomat e zhveshjes nga forcat e policisë.
Rezident në Torino, kishte përfunduar pas hekurave disa javë më parë për shpërndarje droge. Arrestim i ekuivalentuar në masën e dënimit në arrest shtëpie dhe lamtumirë supersfidës për të cilën përgatitej që nga fillimi i sezonit. Një dënim shumë i madh ky për të riun që të dielën nuk mundi dot të mungonte në takimin më të rëndësishëm të kampionatit. Kështu ka vënë në zbatim planin e tij gati perfekt, duke u paraqitur prezent në grumbullimin e Michele Onorato. Lui Sao e nis ndeshjen titullar dhe luan për 75 minuta, gabon një goditje penalltie dhe humbet në mënyrë drastike supersfidën. Por, kjo mbase është e keqja më e vogël. Ndërkohë që vraponte në tapetin e kompleksit të Castiglione, në fakt, forca të policisë nga rrajoni i Barriera të Milanos janë paraqitur në banesën e 27-vjeçarit në Torino, për kontrollin ditor, rutinë. Pasi nuk e gjetën në shtëpi, e kanë marrë në celular. “Jam në fushën sportive të Castiglione, për të luajtur me skuadrën time”, ka pohuar hapur djaloshi duke iu përgjigjur telefonatës në pushimin e ndeshjes. Në përfundim të ndeshjes ka ndodhur arrestimi i tij. Askush në atë qendër sportive nuk dyshonte për asgjë. “U federua tre javë më parë. Ajo e të dielës ishte vetëm ndeshja e tij e dytë. Askush nuk kishte dijeni për problemet e tij me drejtësinë”, ka deklaruar klubi. (Telesport)