Futbolli në Kolumbi duket se përjetohet më shumë se në çdo vend tjetër dhe është e pafalshme të bësh një gabim në fushën e blertë. Vetëm pak ditë më parë, ishe përvjetori i vdekjes së mbrojtësit Andres Eskobar, i cili u vra vetëm se shënoi një autogol në Botërorin e vitit 1944.
Këtë radhë ka qenë mbrojtësi i Kolumbisë, Uillian Tesijo ai i cili ka marrë kërcënime me jetë nga tifozët kolumbianë. Mbrojtësi 29-vjeçar humbi penalltinë e fundit në ndeshjen e Kupës së Amerikës ndaj Kilit, duke bërë që skuadra e tij të eliminohej në çerekfinale.
Kjo penallti e humbur nga mbrojtësi, mund t’i kushtojë shtrenjtë pasi në “Instagramin” e bashkëshortes së tij, kanë vërshuar një lumë kërcënimesh. Bashkëshortja e futbollistit i ka paraqitur në polici të gjitha kërcënimet e marra si edhe i ka publikuar në “Instagram”, ndërkohë që policia ka nisur nga puna për të hetuar personat të cilët kanë kërcënuar.