Humbi organin gjenital në luftë, kirurgët bashkohen për t’i kthyer funksionet seksuale

Një veteran i ShBA humbi organet gjenitale dhe këmbët pas një shpërthimi bombe në Afganistan dhe është gati për tu operuar që të ketë përsëri penisin dhe transpantin e skrotumit.

I riu, i cili nuk pranoi të identifikohej, pritet të rifitojë të gjitha funksionet seksuale dhe urinare brenda një muaji.

Nëntë kirurgë plastikë dhe dy kirurgë urologikë kanë qenë pjesë e operacionit 14 orësh më 26 mars në Johns Hopkins. Ky është i njëjti ekip që kreu transplantin e parë bilateral të krahut tek një luftëtar i plagosur

Ata transplantuan një penis të plotë, skrotum pa testikuj dhe pjesë të murit të barkut, të cilat i morën  nga një donator i vdekur. Testikujt e donatorëve u hoqën për arsye etike për të shmangur rrezikun e lindjes së foshnjave të tij.

“Është një dëmtim tepër serioz që duhet vuajtur, nuk është e lehtë të pranosh,” tha pacienti.