Humbja 0-2 me Juventusit në “San Siro”, ka rivënë në diskutim të ardhmen e Vincenzo Montellas në krye të stolit “kuqezi”. Fjalët e teknikut (Kemi qenë të barabartë me Juven, ndeshjen e zgjidhi Higuain me një dygolësh prej fenomeni, por ne për 70 minuta ishim bindës në lojës dhe sfida ishte e ekulibruar) nuk përjashtojnë zhvillime të rëndësishme në shtëpinë e Milanit. Drejtuesit, që edhe një herë kanë shprehur mbështetjen për Montellan, po vlerësojnë prej javësh mundësinë e për t’ia besuar kërë detyre portugezit Paulo Sousa, i cili duhet të bëjë kthesën, për të shmangur një tjetër sezon zhgënjyes. Sousa, gjithsesi, ende nuk është i bindur për ta pranuar ofertën, por dëshira e tij për t’u rikthyer në krye të një skuadre të rëndësishme mbetet e madhe. Në rast se nuk vjen Sousa, Milani është i gatshëm t’i besojë përkohësisht Gattusos, me qëllim kryesor arritjen e marrëveshjes me Antonio Conten, që nuk po kalon ditët e tij më të mira te Chelsea.