Aktorja, Olivia Jackson ishte në gjendje kome për 17 ditë dhe krahu i saj i majtë u amputua. Ajo kishte pësuar lëndime të rënda në një skenë të serisë “ Resident Evil: The Final Chapter”, ku po drejtonte një motor me të cilin u përplas në një mur, transmeton Gazeta Metro.
Tani Jackson ka ngritur padi kundër producentëve të filmit të cilët sipas saj kishin premtuar mbulimin e shpenzimeve mjekësore.
Në padinë e Jackson thuhet se producentja Jeremy Bolt, i premtoi burrit të Jacksonit se produksioni do të mbulonte të gjitha shpenzimet mjekësore, ndërsa kompania nuk kishte dhënë përgjegjësi për këtë rast.
Padia fillimisht ishte ngritur në Afrikën e Jugut, ku edhe kishte ndodhur ky aksident, mirëpo aty nuk ishte ndërmarrë asnjë masë nga prokuroria e vendit dhe avokatët e Jackson vendosën që këtë rast ta tregojnë në Gjykatën e Lartë të Los Angeles, duke e cilësuar si shkelje të kontratës.
“Ajo ka nevojë për kujdes mjekësor tani,” tha Stuart Fraenkel, avokati i saj në Los Angeles, i cili vlerësoi se operacionet do të kushtonin 750 mijë deri në 1 milion dollarë. “Ajo nuk mund ta përballojë këtë shumë”, ka përfunduar ai.
Padia, e paraqitur të mërkurën, gjithashtu tregon se filmi fitoi 338 milion dollarë në të gjithë botën kundrejt një buxheti prej 40 milion dollarësh, kurse Jackson është detyruar të heqë dorë nga operacionet për shkak të kostos së tyre.