Fenerbahçe ka shënuar fitore në derbin e kampionatit turk.Feneri triumfoi para shikuesve të vetë kundër Besiktasit me rezultat 2-1. Jansen dhe Giuliano realizuan nga një gol nga pika e bardhë ndërsa Ryan Babel ishte realizator te Besiktasi. Por, në shtetin turk është bërë hit një video teksa shfaqet një tifoz i kanarinave duke thyer televizorin. E gjithë kjo pasi që në pjesën e dytë, Ozan Tufan nga një distancë prej dy metrave dhe i vetëm para goli, nuk arrin të shënojë duke goditur shtyllën. Ndryshe, në këtë ndeshje kishte edhe katër karton të kuq, përkatësisht nga dy për secilën ekip.