Humbi babanë kur ishte 13 vjeç, vuante nga uria si fëmijë e sot ka krijuar shoqatë ku i ndihmon të varfërit

0

Mamadou Sakho është një futbollist me zemër të madhe. Mamadou Sakho, tani lojtar i Crystal Palace ka krijuar një shoqatë [AMSAK] në Senegal ku do të mund të përfitojnë fëmijët me aftësi të kufizuara, transmeton Periskopi, përcjell gazeta KOHA. Ish-ylli i Liverpoolit e i PSG-së ka pasur një fëmijëri shumë të vështirë, të cilën e ka rrëfyer tek ‘Daily Mail’.

Sakho në moshën 13 vjeçare e kishte humbur babanë e tij dhe e gjithë barra për ta mbajtur familjen më pas ishte tek ai. Më poshtë e keni rrëfimin rrënqethës të Sakhos të dhënë për ‘Daily Mail’.

“E dija se do të isha futbollist kur isha 13 vjeç, ditën kur humba babanë tim, menjëherë i kisha të gjitha përgjegjësitë e familjes sime mbi shpatullat e mia, u bëra njeri. Për mua nuk ishte qëllim për t’u bërë futbollist, ishte një detyrim,” fillon rrëfimin Sakho.

“Dje, dikush më pyeti nëse ishte e vështirë të bëhesha kapiten i PSG 17 vjeç. Unë u përgjigja: Për mua, gjëja më e vështirë ishte të bëhesha kapiten i familjes sime në moshën 13 vjeç.

“Isha në rrugë duke lypur, dhe një grua që i kisha kërkuar një monedhë, e mbërtheu çantën e saj, sikur doja ta vidhja. Më tronditi. Dëshiroja vetëm disa monedha të blija bukë, por ajo mendonte se do ta vidhja. Atë ditë, bëra një premtim. Mendova, ‘Sot unë jam i uritur dhe ajo mendon se do të bëj diçka të gabuar. Por kur të bëhem dikushi, do të kem diçka, do të bëj bamirësi.

“Unë e di se çfarë është uria. Unë e di se çfarë është i ftohti. Lutesha për ushqim. Kjo ishte jeta ime kur isha i vogël. Por nuk më pëlqen të flas për të, sepse jam njeri krenar. Ne të gjithë kemi historinë tonë. Është jeta ime që më bën të jap bamirësi. Kur ju keni pak njohuri, ju mund ta përdorni atë në një mënyrë pozitive. Kjo është ajo që unë jam duke u përpjekur për të bërë. Por unë nuk dua të jem një shembull. Kurrë. Unë vetëm dua të frymëzoj njerëzit,” përfundoi 29 vjeçri.

Comments are closed.