Nju Jork, 1 nëntor – Drejtori kryesor ekzekutiv i Amazon dhe njeriu më i pasur në botë, Xhef Bezos, humbi 19,2 miliardë dollar për dy ditë, ndërsa aksionet e kompanisë së tij ranë madje për 14 për qind.
Ajo është humbja më e madhe e regjistruar në afat prej dy ditë, me ç’rast Bezos e theu rekordin e fundit të drejtuesit të Fejsbukut, Mark Zukerberg, i cili në korrik humbi 16,5 miliardë dollarë mbresëlënëse, pasi kompania e tij nuk arriti të përmbushë pritjet e tregut.
Pavarësisht humbjes së madhe, Bezos mbetet njeriu më i pasur në botë, me vlerë neto prej 133 miliardë dollar, që është për 40 për qind më shumë se sa Bill Gejts, i dyti me radhë, pasuria e të cilit është 94,2 miliardë dollar.