Mo Salah është një nga lojtarët më të mirë në botë. Egjiptiani u bë pjesë e një skeme shumë të rëndësishme pas ndeshjes së fituar me rezultatin 2-0 ndaj Republikës Demokratike të Kongos.
Sulmuesi i Liverpool-it shënoi një gol në sfidën që kualifikoi Egjiptin për në fazën tjetër duke kaluar grupet. Ylli i Afrikës u ndal nga lojtarët e Kongos pas ndeshjes dhe ata i kërkuan atij foto.
Me celularë në duar, kundërshtarët pozuan me Salahn. Një kujtim i bukur dhe një mundësi që mund të mos u vijë më kurrë.
https://twitter.com/i/status/1144067578173767680