Një person e humbi jetën në një zjarr i cili ka shpërthyer mbrëmë në orën 20:55 në një shtëpi pronë e T.M (80) në fshatin Bogoslovec të Sveti Nikoles. “Zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës – Sv Nikole. Gjatë shuarjes është gjetur trup i karbonizuar, informon MPB. Vendi është i siguruar nga ana e nëpunësve policorë me uniformë nga Stacioni policor – Sv. Nikole, ndërsa ekspertizë do të bëhet gjatë ditës së sotme.