“Ndrysho jetën dhe bli një shpellë”. Mund të jetë ky titulli i i një filmi mbi historinë e Alexis Lamoureux, një 23-vjeçar, i cili 4 vjet më parë mbeti pa punë dhe vendosi të shkojë të jetojë në një shpellë në Valle della Loira në Francë. Vendi, pa ujë dhe energji elektrike, ishte plot me mbeturina dhe minj, por Alexis nuk e humbi shpresën dhe vendosi ta shndërrojë një vend përrallor. Sapo qeveria franceze nxori në ankand strukturën, i riu ofroi një shifër prej 1 euro dhe duke mos pasur konkurrues, fitoi. Alexis dhe e dashura e tij kishin mbetur pa punë: bari ku kishin punuar për 3 vjet, ishte mbyllur dhe kështu menduan të gjejnë një vend ekonomik ku të qëndronin. Të riut i erdhi ndër mend të vizitonte një shpellë të braktisur, ku kishte jetuar 25 vjet më parë tezja e tij. Pas 12 muajsh, çifti arriti ta shndërrojë shpellën në një “bed and breakfast” të mrekullueshëm, mikpritëse dhe t suksesshme. Për ta ristrukturuar, kanë investuar të gjitha kursimet e tyre të jetës, por ia vlejti në fakt… Shpellat në zonën e Loirias, janë vend nën tokë dhe të veshura me hurë, që i ofrojnë kureshtarëve një pamje spektakolare.