Një veprim heroik i cili i kushtoi mjaft shtrenjtë. Xu Qiankai, drejtuesi i një treni në Kinë, 29 vjeç, i shpëtoi jetën një gruaje me probleme në dëgjim, teksa kjo e fundit po kalonte në binarë. Burri tentoi që ta lajmëronte për trenin që po i afrohej, por kur nuk ia doli u hodh që ta shpëtonte. Fatkeqësisht makinistit të ri nga provinca e Chengdu, i prenë këmbën e djathtë. “Nuk jam pishman që humba këmbën për të shortuar jetën e një njeriu”, tha Xu, pas aktit heroik të së shtunës. Në videon që koha.mk sjell më poshtë, shihni pamjet e gjithë sa ka ndodhur.