Humb jetën një pacient te Covid2, trondit vëllai: E futa shëndoshë, e nxorën të vdekur! S’i bënë as tampon

477

Një tjetër viktimë nga koronavirusi në vend. Lajmin e ka konfirmuar vetë vëllai i pacientit, që ka humbur jetën sot në mesditë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Covid2, duke theksuar se këtë spital nuk mund ta quajë të tillë por një thertore ku njerëzit i sjellin të gjallë dhe i nxjerrin të vdekur.

Në një prononcim për “News24”, vëllai i viktimës ka denoncuar mungesën e stafit mjekësor dhe infermieror në këtë spital, që sipas tij nuk mjafton për të përballuar numrin e të shtruarve me Covid-19.

Ndërsa ka theksuar se prej dy javësh vëllanë e kishte sjellë në gjendje të mirë, por nuk ka pasur asnjë informacion për të dhe as ka ditur si ishte ecuria e tij, derisa sot i dhanë lajmin e rëndë.

Sipas vëllait të të ndjerit, ai ende nuk e di nëse viktima ishte pozitiv me koronavirus apo jo, teksa thekson se të afërmëve ende nuk i është bërë tamponi.

“Kam komunikuar përmes anës shoqërore me infermieret, ka nevojë cdo njeri ti ketë te koka infermierët, jo me shkuar sa me i pa. Ana tjetër këtu është mungesa e familjes, këtu kanë mbyll dyert, këtu shteti ka rënë se ka dy javë unë në familjen teme atje ku vëllai im është sëmurë s’e dimë ça ka aty brenda, thotë do vijmë t’ja bëjmë ndonjërit tamponin, asnjërit nuk ia kanë bërë deri tani, as vëllait tim që ka vdek sot.

Ai ka ardhur shendoshe me këmbët e veta ka dal sot i vdekur, nuk e dimë nga cfarë ka vdekur, ka ardhur duke folur, ska pasur asnjë sëmundje tjetër, as ka pirë duhan e alkool, del sot i vdekur, kush është shkaku? Vërtet sëmundja bën punën e vet por shërbimi duhet të jetë i saktë, ku është shteti? Futu gjallë e del i vdekur? E pruna shëndoshë e nxjerr të vdekur, asnjë informacion ska në derë, sdimë ca bëhet brenda, ai u bë më mirë, a ka nevojë për gjë, s’ka asnjë informacion vetëm Zoti të ndihmoftë”, tha vëllai i viktimës.

Comments are closed.