Shkup, 4 dhjetor – Në aksidentin që ndodhi mbrëmë në rrugën Kërçovë – Makedonski Brod ka humbur jetën një foshnje tre muajsh, ndërsa janë lënduar pesë persona, njofton Koha. Në aksident janë përplasur dy automjete dhe një kamion. Të lënduarit janë dërguar në qendrën medicinave në Kërçovë.