Shkup, 15 shkurt – Mundësi i përfaqësueses së Maqedonisë dhe anëtar i Klubit të mundjes “Tefejuz” Bunjamin Nuishi, është njëri nga viktimat e një grabitje që ndodhi në një kazino në Vizbeg të Shkupit “Vegas”, bëjnë të ditur nga klubi i tij, përcjellë gazeta Koha.
Nuishi për KM “Tefejuz” konsiderohej si njëri prej mundësve më të mirë në vendin tonë.
Thuhet se në kohën Nuishi punonte në kazino si roje sigurimi.
Njëherit, Bujamini ishte edhe një ushtar në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Vdekja e tij është një humbje e madhe për sportin e mundjes në vend.