Gjashtëdhjetë e shtatëvjeçari punëtor ndërtimi M.K nga Gostivari dje humbi jetën aksidentalisht kur kolegu i tij duke e drejtuar prapa automjetin e transportit “mercedez” pa e vërejtur e ka goditur me pjesën e pasme të rimorkios. Punëtori u rrëzua në tokë nga goditja, dhe më pas u shtyp me rrotat e pasme në pjesën e këmbëve, ku si rrjedhojë edhe ndërroi jetë, njoftoi MPB. Mjeku i Ndihmës Mjekësore të shpejtë Gostivar e konstatoi vdekjen. Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është çuar në autopsi. Të dy punëtorët kanë qenë nga e njëjta firmë nga Gostivari e cila ka zhvilluar punë ndërtimi për tremocentralin. Aksidenti ndodhi dje rreth orës 10 në rrugën lokale për në fshatin Papalishte të Gostivarit, në rreth një kilometër nga mbikalimi hekurudhor.