Vazhdon të jetë njëri nga emrat më të përfolur. Fjala është për fantazistin e Chelseat, Eden Hazard, i cili edhe më tutje vazhdon të jetë i pasigurtë sa i përket të ardhmes së tij, shkruan GazetaBlic, përcjell gazeta KOHA. Përfaqësuesi belg është njëri prej kandidatëve kryesor për të zbarkuar në Santiago Bernabeo verën e këtij viti, mirëpo galaktikët ende nuk kanë dërguar ndonjë ofertë zyrtare drejt klubit nga Stamford Brdige.
E si duket kjo ka ndikuar që futbollisti së bashku me agjentin, të ulen në tavolinën e negociatave dhe kështu t’i fillojnë bisedimet për rinovim të kontratës. Hazard ka kontratë me të kaltërit nga Londra deri në Qershor të vitit 2020, është pritur të ndërroi ambient, mirëpo dënimi i UEFA-s për Chelsean për mos-drejtë blerjeje të futbollistëve mund të ndikojë që drejtuesit e skuadrës t’i ofrojnë çfarëdo shume vetëm e vetëm që ta bindin atë të qëndrojë edhe më tutje në kryeqytetin ishullor.