Humb 79 kg për t’u bërë polic

Romar Lyle gjithmonë dëshironte të bëhej polic. Por gjithashtu e dinte se nuk mund ta realizonte ëndrrën e tij nëse nuk bënte disa ndryshime në jetë.

“Kam marrë diplomë në ekspertizën mjeko-ligjore dhe ishte e vështirë për të gjetur punë sepse isha 181 kg”, tha ai. “Nëse do doja të punoja në këtë fushë, atëherë duhet të vazhdoja të punoja shumë me shëndetin dhe palestrën”.

Dhe pikërisht kjo ishte ajo që bëri. Lyle shkoi në palestër dhe nisi një dietë të shëndetshme. Kjo gjë e ndihmoi të humbiste 79 kg. Javën e kaluar Lyle ishte një nga 19-të burrat që u bë pjesë e policisë për t’i shërbyer komunitetit.

“Ishte një nga gjërat më sfiduese që kam bërë ndonjëherë. Por më mësoi shumë aftësi në jetë dhe mësime të vlefshme që do i mbaj mend gjithë jetën,”-u shpreh ai. “Zgjohem çdo ditë duke buzëqeshur sepse kur mendoj për të gjitha gjërat që kam bërë për të arritur deri këtu, më kujton se çdo gjë është e mundur”, tha ai