Shkup, shtator – Një ekip hulumtuesish nga Muzeu Memorial i Holokaustit në Uashington, sot qëndroi për vizitë pune në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e hulumtimit dhe studimit të çështjes së Holokaustit në këto treva, njofton Koha.mk
Ekipi i përbërë nga Noemi Szekely-Popescu, Janos Desi dhe Lira Blakaj, zhvilluan intervista me dëshmitarë për rastet e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Muzeu Memorial i Holokaustit në Uashington DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (https://www.ushmm.org), është një nga muzetë më të mëdhenj dhe më të pasur në botë që trajton çështjen e Holokaustit.(koha.mk)