Vera e vitit 2021 ishte më e nxehta në Evropë që nga mbajtja e evidencës, deklaruan sot shkencëtarët nga BE-ja, transmeton DPA.
Temperaturat ishin një gradë Celsius mbi mesataren nga viti 1991 deri në 2020, kumtoi Shërbimi për Ndryshime Klimatike Kopernik në raportin e vet vjetor, i cili gjithashtu e fokusoi vëmendjen në zjarret pyjore që i përfshinë Greqinë. Turqisë dhe Italinë, si dhe përmbytjet shkatërruese në Evropën Perëndimore.
Agjencia ka mbajtur evidencë nga viti 1979, por përdor edhe të dhëna nga stacionet tokësore, balonat, aeroplanët dhe satelitët nga viti 1950.
Hulumtuesit klimatikë më hollësisht e shqyrtuan katastrofën e shkaktuar nga përmbytjet në mes të korrikut të vitit 2021 në krahinat gjermane Rajnland-Plafc dhe Rajnën Veriore Vestfalia, ku humbën jetën më shumë se 180 persoba.
Në Belgjikë dhe Gjermaninë perëndimore më 14 korrik të vitit 2021 janë regjistruar reshje rekorde.
Autorja kryesore në raport, Freja vamborg, tha se janë të mundshme katastrofa të tilla sepse Toka vazhdon të ngrohet.
Rajoni i Mesdheut ka përjetuar një valë intensive dhe të ngrohtë në korrik dhe gusht, derisa në Itali dhe Spanjë janë rrëzuar temperatura rekorde.
Sipas raportit, gazrat e dëmshme në atmosferën e Tokës janë arsye kryesore për ngrohjen globale, ndërsa përqindja e tyre sërish është rritur viteve të fundit, veçanërisht metani.
Edhe pse metani mbetet në atmosferë qëndron për një kohë të shkurtër, ai është edhe më i dëmshëm se dioksidi i karbonit dhe prodhohet, për shembull, në bujqësi, në deponitë apo në industrinë e naftës dhe gazit.
Shkencëtarët pajtohen se pasoja më katastrofale nga ndryshimet klimatike mund të shmangen vetëm me përkufizimin e ngrohjes globale në maksimum 1,5 gradë në krahasim me kohën para-industriale.